per ogni eventualità rivolgersi ad:
Adresa: Alessandro Balducci – Via Cicco Simonetta, 12 – 20123 Milano – Italia
Telefon fiks: (+39) 02.58.10.79.79 – Mobile: (+39) 338.83.02.412
www.alfredobalducci.it – alessandrobalducci@tiscali.it
“DHOMA nr. 24”
(CON LE ISTRUZIONI PER L’USO)
(KOMEDI)
[Testo tutelato
dalla Società Italiana degli Autori e degli Editori (S.I.A.E.)]
Perkthyer nga: Neritan MUSKAJ.
KOMEDI: ME NJE AKT.
LLOJI: KOMEDI-SATIRIKE.
PERSONAZHE 4 - (2 BURRA dhe 2 FEMRA).
Perkthyer nga:
Neritan MUSKAJ.
SKENA:
Dhome e nje moteli.
Personazhet:
Otavio- I dashuri I Sesilias
Zotria – pushues ne dhome ngjitur te Otavios
(Dhoma eshte ne gjysem erresire. Zhurma e nje motorri makine, makina ndalon dhe degjohet mbyllja e deres se makines. Celsi ne braven e dhomes. Hyn Otavio qe drejtohet per tek dritarja dhe hap perdet per ti dhene me shume drite dhomes: (ngrihet niveli i ndricimit) ka nje tufe me lule ne njeren dore dhe ne doren tjeter nje shishe te cilen e le mbi tavoline.)
OTAVIO
Nje vazo… ka ndonje vazo ketu rrotull?...ah, ja ku qenka!
(e vendos vazon ne mes te tavoline dhe rregullon lulet).
… sa per ta pritur dhe te ngrohim paksa ambjentin…
(largohet dhe i shikon)
… nuk eshte ndonje gje e madhe por, duket menjeher sa hyn, Sesila do ti shikoj dhe do ta vlersoj kujdesin qe kam per te, kur te vij…
(shikon oren)
… pas nje gjysme ore…
(merr shishen qe ka lene mbi tavoline)
… dhe kjo qenka ngrohur dhe s’mund ta pime keshtu…
(shkon tek telefoni)
- Jam dhoma 24… kam nje shishe dhe do doja ta vendosja ne akull, mund te dergoni dike?? Faleminderit…
(shikon perreth, merr fryme thelle)
… myk!.. era e tmerrshme e mykyt neper dhomat e moteleve!
(vrapon tek dritara dhe e hap menjeher)
…ajer! ajer! Per te larguar ajrin e ndenjur, parfumin e atyre qe kane qene ketu… ka mbetur akoma fryma e tyre ketu Brenda, i burgosur Brenda ketyre kater mureve… me duket sikur I ndjej siper meje ngrohtesin e pasioneve te tyre… sa e shpifur!... ajer!...
(vrapon drejt krevatit dhe hap carcafet me nxitim)
… vecanerishte ketu, ne shtrat ku mekati eshte kryer… edhe pse carcafet jane nderruar, dysheket ruajne akoma kujtimet e trupave qe djersisin…
(e ul dyshekun pertoke)
… dhe derrasat e shtratit kane shoqeruar ata te dy me kercitjet e tyre si nje kor I perbashket, “si nje kor I perbashket” e bukur kjo fraze!
(shikon serishte oren)
…pak a shume per dhjete minuta eshte ketu.
(duke rregulluar shtratin)
Megjithate … takimi im nuk eshte si nje takim I rastesishem dhe I zakonshem qe mund te vijne ne vende te tilla, nje aventure e rastit e arritur apo nje lidhje interesi: lidhja ime eshte komplet natyrale ka nje terheqje te dyanshme e lindur nga ndjenja te thella dhe te pastra (ose delikate).
(trokitje e lehte e deres, degjohet zeri I kamarieres)
ZERI
Sherbimi I dhomes…
(Otavio e hap, shkon merr shishen dhe ia jep kamarieres qe e prêt tek dera)
OTAVIO
Do t’ju telefonoj kur te jete momenti qe ta sillni.
KAMARIERJA
Ne rregull, zoteri.
OTAVIO
Dhe, meqenese ra fjala, a keni dhe dy gota, do t’ju isha shume mirenjohes!
KAMARIERJA
Do t’ju sjell dy kupa shampanje.
OTAVIO
Ju faleminderit shume…
(kamarierja merr shishen, dhe ben per tu larguar)
…prisni…
(I jep nje bakshish)
Kamarierja
Ju faleminderit, zotri.
(del. Nje mori zerash nga dhoma ngjitur ne te djathte: jane nje vajze, nje djale dhe e ema e tyre)
Zeri I djalit
Ma jep tani… eshte imja…une e gjeta I pari!
Zeri I vajzes
Je nje genjeshtar: une e pashe me para se ty!
Zeri I djalit
Ti je genjeshtare… leshoje te thash!
Zeri I nenes
Do pushoni, ju te dy?!
Zeri I vajzes
Jo, me vrave… bullafiq!
Zeri I nenes
Lere rehat tet moter!
Zeri I djalit
Ajo eshte genjeshtare dhe bullafiqe… perfiton gjithmon se e mbron ti.
Zeri I vajzes
Oh…oh…!!
Zeri I nenes
Mjaft te thash! Merr vesh apo jo?...
(degjohet nje shuplake)
…te shohim nese bindesh tani…
Zeri I djalit
Oh, oh, oh…
Zeri I vajzes
(e kenaqur)
Mire te te behet… nuk degjon ti…
Zeri I nenes
Pusho ti!… dhe ulu aty…
(degjohet nje tjeter shuplake)
Zeri I vajzes
Oh, oh, oh…
(Ottavio qe ne fillim te zerave dhe deri tek shuplaka, dha disa shenja dhimbjeje, pastaj sikleti, shkon dhe merr telefonin)
OTAVIO
Jam dhoma nr 24, dhe do doja te flisja me dhomen ngjitur… 25, ku… eshte nje nene me dy femije… ah, po, faleminderit…
(nderko dy femijet qajne nga shuplakat)
…alo… jam fqinji I dhomes ngjitur dhe doja t’ju pyesja… jo, femijet e tu nuk me bezdisen: nuk eshte e nevojshme t’me kerkoni falje… dihet qe femijet, ndonjeher… doja vetem te dija nese keni nevoj per ndonje gje, a mund t’ju ndihmoj domethen… e di, zeri i nje te panjohuri…
Zeri I nenes
(jashte telefonit, femijeve)
Pushoni menjeher! Shqetesuat zotrine ketu ngjitur.
OTAVIO
Por jo, zonje, asnje shqetesim sapo jua thash…
Zeri I nens
(jashte telefonit)
…dhe ti, lidhi kepucet… shpejt, babi po ju prêt ne makine… do ta degjoni se cfare do ti tregoj per ju…
OTAVIO
(me kenaqesi te papritur)
…ju po dilni, nese e kuptova mire… domethene qe do t’me ktheni qetesine? … por cfare thoni keshtu… nuk jan zerat e femijve qe… mua me pelqejne femijet dhe zeri i tyre… mire, mirupafshim, zonje..
(vazhdojne te bertiturat e nenes dhe femijeve, zhurma e portes qe mbyllet. Ottavio merr fryme I relaksuar, shikon oren, rregullon nje lule tek vazoja. Trokitje e lehte ne dere)
OTAVIO
Po e hap menjehere.
(nje rregullim i shpejt I flokeve perpara pasqyres se dollapit, pastaj shkon te hap porten me shpejtesi)
Zotria
Me falni, jam fqinji juaj, i dhomes ngjitur, babai i femijve qe ju bezdisen.
OTAVIO
Jo, nuk kishte asnje bezdisje… rehatohuni, ju lutem.
Zotria
Me dergoi gruaja ime per t’ju kerkuar ndjese… e dini, femijet…
OTAVIO
Nuk ishte e nevojshme, me besoni. Une I telefonova zonjes per ti ofruar ndihmen time… se mua me pelqejne femijet, dhe kapricot e tyre…
Zotria
Ju nuk keni femije?
OTAVIO
Nuk e kam kete fat.
Zotria
Ah, sa zili ju kam! Une i dua me shpirt femijet e mi, por rremujen qe bejne nuk e duroj dot. E dini kush eshte kenaqsia ime me e madhe? Te rri, sa te mundem, I vetem ne shtepi dhe te shijoj qetesine. Mendo qe njeher…
OTAVIO
(me padurim, shikon oren)
Po, me femijet duhet durim.
Zotria
(qe mesa duket nuk e kuptoi ftesen e Otavios per tu larguar)
Keni shume te drejte…pardje, pershembull…
OTAVIO
(akoma me me shume padurim)
Edhe ne, ne fund te fundit, edhe ne kemi qene femije si ata.
Zotria
E them shpesh edhe une, por ndonjeher nuk mjafton. Mbaj mend njeher…
OTAVIO
(duke pare oren)
Ju falenderoj por, s’keni pse te shqetesoheni…
(ben nje hap drejt deres)
Zotria
Ja thashe edhe sime shoqe, por ajo eshte shume e skrupullt… mendo qe muajin e shkuar…
OTAVIO
(vrapon drejt deres)
Me falni…
(kthehet mbrapa)
…mu duk sikur erdhi personi qe po prsija te vinte.
Zotria
Me ndodh shpesh edhe mua . Heren e fundit ishte…
OTAVIO
(shtyn zotrine drejt deres duke I shtrenguar doren)
Ju faleminderit, zoteri… mos harro ti pershendesesh gruan dhe femijet…
(mbyll porten)
Zeri I zoterise
As nuk u prezontova…
(Otavio merr fryme I qete duke degjuar pas deres qe largohet.
Papritur nje muzike e forte rrok degjohet nga dhoma ngjitur ne anen e majte.
Ottavio eshte I befasuar, pa fryme, I merzitur, sikur te ishte dhunuar fizikisht. Shkon me vrap drejt telefonit)
OTAVIO
Dhomen 23, ju lutem… alo…
(ngre zerin per tu degjuar mbi muziken)
… alo…uleni ate mizike nese doni te degjoni ndonje fjale…
(muzika ulet)
… shume mire, faleminderit, zonje…o zonjushe?... zonjushe… mund ta imagjinoja nga muzika… jo, nuk po kritikoj muziken qe po degjoje… po, edhe une isha i detyryar ta degjoja, meqenese jam fqinji juaj me dhome… jo, po jua perseris qe une nuk kam asgje kunder muzikes rrok apo kunder muzikes qe eshte tani ne sfond… cfare po thonit?
Qe keni kenge te tjera qe ndoshta jane te gustos time… ju faleminderit, zonjushe, por ne kete moment nuk jam ne gjendje te degjoj asnje muzike: kam nje dhimbje te tmerrshme koke, te padurueshme, dhe muzika, cfare do lloj muzike, eshte si kembane ne koken time…
(muzika nderpritet papritur)
…faleminderit, zonjush, jeni shume e sjellshme… a piva ndonje gje?... natyrisht: te gjitha specialitetet qe gjeta kunder dhimbjes se kokes, por ishte e kote… a provova Bio-Omega? Jo, Bio-Omega nuk kam provuar… po, ju kuptoj, omega I jep fund dhimbjes se kokes, sipas reklames televizive, po kuptohet… sipas realitetit, thoni ju? Atehere, nese deri neser ne mengjes nuk me ka pushuar, do te provoj edhe kete bio-omega… cfare? S’eshte e nevojshme te pres deri neser: ju vini gjithmone rrotull me bio-omeba ne cante? Eh, nuk dua t’ju bezdis … ah, asnje bezdisje: mjaftojne vetem dy pilula dhe ajo ka nje kuti plot… dhe pervec kesaj do t’ma sillje menjeher? …faleminderit, (shikon oren) por nuk po ju bezdis kaq shume… c’do te mbetej tjeter!... po vij une ta marr…
(del nga dhoma)
Zeri I OTAVIOS
Shume falemiderit, jeni vertet shume e sjellshme.
Zeri I gruas
Mund ta shoqeroni me pak uje, ose dhe pa uje nese doni.
Zeri I OTAVIOS
Do ta pi menjehere. Shume faleminderit.
(Otavio hyn ne dhome; mban ne pellembe te dores dy pilulat te cilat pasi i hedh nje sy dhomes rreth e rrotull, I hedh tek vazoja ku ka vendosur lulet. Merr fryme i qetesuar: edhe kjo pengese u kalua. Shikon oren: erdhi ora e takimit. Shkon dhe mbyll dritaren dhe fillon te shfaq nje padurim ndihet I nervozuar. Bie telefoni)
OTAVIO
Alo …ah, jeni zonjusha e dhomes ngjitur… po, I piva pilulat… dhane nje efekt te menjehershem,… ne fakt po… e ndjej qe koka po me qetesohet… kishit te drejt ju, eshte nje produkt I mrekullueshem: tashme dhimbja e kokes eshte zhdukur krejt, me ne fund!
(rifillon me volum te larte muzika e meparshme. Otavio hidhet perpjete)
Jo, per ate zot, ju lutem, zonjushe… u kthyet me e dhunshme se me pare me kete muzike…
(muzika pushon)
… tregohuni e mire deri ne fund, ju mu betuat dhe nuk desoj se doni t’me ktheni ne gjendjen e meparshme, apo jo? Faleminderit, zonjushe, ju jam shume mirnjohes.
(mbyll telefonin. Nje tjeter frymemarrje cliruese. Ora e takimit kaloj, dhe pritja behet e padurueshme. Me ne fund ne koridor degjohen leht dy taka qe trokasin… Otavio nxiton te hapi deren dhe prêt me krahet hapur)
OTAVIO
Me ne fund, e dashur!
(Sesilia rreshqet brenda, refuzon perqafimin dhe I ben shenje te pushoje, dhe mbeshtet me shpine pas dere, e deshperuar)
SESILIA
Mori fund per mua, Otavio… mori fund!
OTAVIO
Cfare ka ndodhur, e dashur… pse kjo gjendje??
SESILIA
(bene serishte shenje te pushoje dhe vendos veshin pas deres)
Dhe si mund ta mendoja qe mund te dyshonte per mua? … dhe ne fakt…
OTAVIO
Por ,te lutem, Sesilia, do t’me thuash cfare ka ndodhur?!
SESILIA
Me ka ndjekur.
OTAVIO
Burri jote?!
(Sesilia aprovon me koke)
… je vertet e sigurt?
SESILIA
Nuk kam asnje dyshim… dhe tani kam shume frike… nje frike paralizuese: nga koka tek kembet.
OTAVIO
(I perkedhel floket)
Qetesohu, e dashur, dhe me trego me qetesi tani.
SESILIA
Pak ka per te treguar, sapo kisha dal nga shtepia dhe e pash t’me ndjeki nga pas.
OTAVIO
Shpresoj, te mos kesh ardhur me makinen tende te pakten.
SESILIA
Jo, kuptohet: mora nje taksi, dhe ai nga mbrapa duke me ndjekur me nje makine te zeze.
OTAVIO
Nje makine te zeze per nderime mortore. Vure re se mos kishte ndonje varrim gjate rruges?
SESILIA
Ke qejf te tallesh ti?
OTAVIO
Jo, vetem se me duket e cuditshme kjo menyre syrvejimi. Po sikur te kete qene ndonje ne kerkim te ndonje aventure?
SESILIA
Mendon se nuk do ta kisha kuptuar? Ai kishte qellim te me ndiqte, jam e sigurt.
OTAVIO
Zakonishte, ata qe bejne veprime te tilla veproje me shume kujdes. Deri ne cfare vendi te ndoqi?
SESILIA
Kur zbrita nga taksia ishte dhe ai, perpara motelit.
OTAVIO
Per mua do jete ndonje koncidence… qetesohu, e dashur…
(behet gati te dale)
SESILIA
Ku do te shkoshe?
OTAVIO
Po dal te hedh nje sy, ndoshta eshte akoma ketu.
SESILIA
Do ta kuptoje qe e kam vene re qe po me ndjek.
OTAVIO
Po bej sikur do te marr dicka ne makine sa per te kontrolluar. Cfare tipi eshte ku tipi?...
SESILIA
Eshte trup pak a shume I shkurter dhe I shendosh… me flok, por pak te rena perpara dhe, … ki kujdes, te lutem… dhe mos u vono shume se kam frike.
OTAVIO
Kthehem shpejt, rri e qete.
(Otavio del. Sesilia ndjek levizjet e tij nepermjet vrimes se celsit. Otavio rihyn)
Alarm falls: asnje nuk po te ndiqete.
SESILIA
Po ai me pak flok, aty ishte?
OTAVIO
Po, u fut ne nje dhome pak me pare me nje bjonde dy metra.
SESILIA
Ah, cfare clirimi! Megjithate sec kam nje ndjenje te cuditshme sot.
OTAVIO
Qetesohu, e dashur, nuk ka asnje rrezik tani. Nese ti do te kishe ardhur me makinen tende, ateher po: nje makine para nje moteli mund te njihet kollaj.
SESILIA
Po shoferi I taksise qe mund te tregoj gjithmon se ku te ka cuar?
OTAVIO
Po ku te vete mendja! Harroje, iku, Sesilia, hiqe nga mendja kete friki apsurde, mendo qe me ne fund jemi bashke, ti dhe une, ne te njejten dhome…
(kerkon ta perqafoje, por gruaja, eshte ende e shqetesuar, e refuzon)
… ta dish se sa e kam pritur kete momente, Sesilia, shpirti ime…
(tenton serishte ta perqafoj)
SESILIA
Me fal,I dashur, por nuk ndihem e sigurt.
OTAVIO
Nga se ke frike, tani?
SESILIA
Nuk e di, eshte nje ankth qe nuk di ta shpreh: dicka e rreziksheme qe mund t’me ndodhi, dicka e pandreqshme qe I shkoj perball.
OTAVIO
Qetesohu, Sesilia… nuk ka asnje asryese qe ti te mendosh per dicka te keqe.
SESILIA
Ashtu eshte, por kur e mendoj me qetesi, ca dyshime, e di mire ti, nuk kane rrjedhje llogjike, te lindin papritur, te vijna andje nga se prêt, dhe se lene shpritin e qete.
OTAVIO
Por ne nje fare pike nderhyne dhe arsyetimi jone, dhe ka nje ndryshim midis botes se ndaluar dhe realitetit qe jetojme bashke.
SESILIA
Ke te drejte, Otavio, por perball teje eshte nje grua e terrorizuar qe ka vetem nje menyre, nje menyre per te gjetur qetesin e saj.
OTAVIO
Nje menyre, ma thuaj… cfare menyre, perse ben fjale?
(Sesilia shkon tek telefoni dhe formon nje numer)
… kujt do ti telefonosh tani?
SESILIA
Burrit tim, kujt tjeter.
OTAVIO
I frikesuar)
Burrit tend?!… u cmende gje?!… po pse do ti telefonosh pikerisht atij, ne kete momente?
SESILIA
Per tu qartesuar a eshte ne zyren e tij, apo ne gjurmet e mia. Akoma se ke marr vesh?
OTAVIO
(I dorezuar)
Ah, vetem per kete do te…
SESILIA
(duke folur ne telefon)
Alo … si je, shpirt… si kush jam… paska dhe femra te tjera qe te thone shpirt?... jo, nuk jam xheloze, ti e di, vecse e kujdeshme dhe reflektuese… po. Ne telefon zeri ndryshon, ndonjehere… pastaj nuk e prisje telefonaten time… jo, ska ndonje gje te rendesishme: doja vetem te degjoja zerin tend… keshtu, nje deshire e papritur… apo ndoshta, kush e di, doja te sigurohesha qe ti ishe veretet ne zyre… ku duhet te ishe? Fantazia, ku nuk te con, e di ti, ndonje dyshim na kalon neper koke dhe… pastaj, nje burre e di se cfare bene gruaja gjate dites por gruaja cfare di per burrin? Cfare mund te di per kohen qe ai thote qe jam ne pune… te kaloj nga zyre? Jo, une nuk po te akuzoj, thjesht po bej nje diskutim persa I perket kushteve te femrave dhe meshkujve. Ku jam tani?... ja pikerishte kete sapo te thash, nuk ka shpetim per ne te shkretat gra. Jam tek shtepia e Franceskes, do nje mendim nga mua per mabilimin e dhomes se saj te gjumit… po, ti e di, franceska ka besim tek gustot e mia… do ti flasesh?
(Sesilia ndihet ne siklet)
… tani nuk mundet… pse?... sepse eshte ne banjo…
(I bene shenje Otavios te perplasi deren e banjos dhe te hapi rubinetin: Otavio nxiton; Sesilia afron telefonin tek banja)
… e degjon?… do ta pershendesesh nje here tjeter… por ketu eshte dhe vellai I saj, do ti flasesh atij…
(Otavio ben shenje I deshperuar jo, jooo, joooo)
… cfare bene ai ketu, nderko qe motra e tij po ben dush? Eh, eshte ketu me mua, jo ne dhomen e gjumit… ateher, do ta pershendesesh para se te largohet?...
(Otavio vazhdon te kundershtoje me force)
… foli po ta kaloj…
(Otavio, I deshperuar, terheq dorezen e bravos gati per te dale, Sesila I terheqe vemendjen e bindur per ti kaluar telelefonaten. Otavio dorezohet, kap telefonin)
… mir…mirmbrema… kalova njeher ketej … po, do ti bej te fala une, avokat… cfare po thonit? Dhe pse nuk njihemi nga afer, mund ti flasim njeri-tjetrit ne emer… ju jeni Rikardo, po une…
(shikon me insistim drejt Sesilias per nje emer I cili asaj nuk I vjen)
… po une…
(me ne fund Sesilia I pershperit nje emer ne vesh)
… une Masimo… me fal por duhet te largohem tani: kam nje takim dhe jam pak me vonese… faleminderit, kenaqsia ishte imja qe folem ne telefon… faleminderit, po ju kaloj gruan tuaj…
(I kalon Sesilia telefonin dhe fshin djersen nga balli)
SESILIA
Ja ku jam serishte ne telefon… po, eshte i lezecem vllai i Franceskes…
(I bene shenje Otavios te hap dhe te mbylle deren nderko qe afron telefonin)
… po tani sapo iku... por dhe une po e mbyll tani, me duhet te paketoj nje dhurate per nenen e Franceskes… pune te mbare, shpirt, shihemi ne darke… zemer, cfare do te gatuaj per darke? Po ma le mua ne dore? Atehere, si thua per lazanje dhe nje sallate me perime te zjera dhe me limon?... shkelqyeshem? Faleminderit, shpirt, je shume I mire me mua, edhe kur se meritoj…
(Otavio e shikon I alarmuar)
… po, ne fakte, e di se cfare them: Pizza qe bera te djelen e kaluar, pershembull, ishte nje katastrohe e vertet, por ti e hengre deri ne kafshaten e fundit pa u ankuar… pse te pelqeu?... nuk e hengre per te me bere qejfin mua?... faleminderit, zemer, por une kam akoma dyshimet e mia. Tani po te le te punosh… te puth shpirt. (mbyll telefonin)
OTAVIO
Si te erdhi ne koke, zemer, te me japesh ne telefon burrin tend, pikerishte ne kete momente.
SESILIA
Vetem tani jam e qete… ai eshte ne zyren e tij duke punuar, larg mendimit qe gruaja e tij…
OTAVIO
Po pse ma kalove dhe mua te flas…sa nuk me ra te fiket, ta dish!
SESILIA
Mos e ekzagjero, tani.
OTAVIO
Ndoshta ndonje tjeteri s’do ti bente pershtypje, por une jam tip I ndjeshem, dhe ideja qe te flas ne ato momente me burrin e gruas qe…
SESILIA
Gruaja qe…?
OTAVIO
Nje sekonde, Sesilia, mos ku keqkupto tani, ne disa gjera…
SESILIA
Me peqlen ta degjoj.
OTAVIO
Gruaja qe, une bej dashuri.
SESILIA
Dhe ti u ndjeve ne siklet per kete?
OTTAVIO
Si mund te jesh kaq indiferente, te perballosh me gjakeftohtsi situata te tilla?
SESILIA
Mjaft, Otavio, ne duhemi vertet, apo jo?
OTAVIO
Sigurishte qe duhemi, askush s’ka pse te dyshoje.
SESILIA
Ateher, po te kujtoj cfare me ke mesuar ti, ne jemi pertej c’do paragjykimi, mbi c’do princip moral qe shoqeria hipokrite ka fiksuar… jane fjalet e tua, te kujtohen?
OTAVIO
Sigurishte qe I kujtoj dhe I konfermoj .. por…
SESILIA
Por?…
OTAVIO
Por nuk munda ta perballoj brenda meje, fjalet e nje burri, qe ndoshta, ne menyren e tij, edhe ai te do.
SESILIA
Per nje burre qe, ka perfituar nga gjendja civile, dhe ka lidhur jeten e tij me timen, duke prishur qetesim e shpirtit tim per te gjetur lirin me te madhe dhe te paster… edhe kete e ke thene ti, apo jo?
OTAVIO
Po, e kam thene une, por tani, ne keto momente, nuk mendon ti harrosh keto leksione, dhe te jesh me e ndergjejshme?
SESILIA
Me fal, zemer,por tani, je pikerisht ti, qe ke marr ne mbrojtje burrin tim?
OTAVIO
Jo, te lutem! Eshte thjeshte nje tjeter kendveshtrim.
SESILIA
Do qe te rimendohem per situaten qe ndodhemi dhe se cfare jemi duke bere?
OTAVIO
Edhe ajo do na duhej! E kam enderruar shume kete caste dhe nuk do te hiqja dore per asgje ne bote. Po ti, Sisilia?
SESILIA
As une ,shpirt. (perqafohen)
OTAVIO
Po filloj te heq xhaketen… po ti nuk po heq dicka te jesh me e lirshme?
SESILIA
Po, sigurishte…
(eshte pak ne siklete)
… brrrr, eshte pak e veshtire keshtu ne te ftohte…
OTAVIO
Ke te drejte! Per pak e harrova: kam marr nje shishe shampanje por e kam vene te ftohete. Tani po ju them ta sjellin…
(shkon te telefonoje)
SESILIA
Por une jam jo alkoolike, nuk e dije?
OTAVIO
Jo…por, nje gote sa per…
SESILIA
Jo, Otavio, do te me bente te ndihesha keq… ti po deshe pi.
OTAVIO
Une s’kam nevoj te pij per tu nxehur: me mjafton te jem pran teje, te te mbaje ne krahe…
(e perqafon)
… te degjoj zemrene tende qe rreh mbi timen, fustanin tende qe me perkedhel fytyren… je kaq e embel, zemra ime, kaq e bute, e dashur me mua… i ndjene dhe ti rrahjet shpirti ime?
SESILIA
(e distancuar)
Jo, Otavio, me fal, por nuk arrij akoma te lirohem, te jem ne ate stinen tone, jashte hapsires dhe kohes, atje ku jemi vetem ne te dy, ti dhe une nen driten e dashurise… ma ke shkruajtur ne nje leter, e mbane mend? Dhe une nuk I harroj dot keto fjale te bukrura dhe te sinqerta. Do doja te arrija stinen tone por, me beso, nuk mundem, nuk jam e zonja… ( eshte gati duke qare dhe Otavio shkon pran saje, duke e perkedhelur, duke I dhene kurajo)
OTAVIO
Jo, shpirt, mos qaj… eshte e natyrshme qe kjo te ndodhe ne disa situate, si tani pershembull.
SESILIA
Po sikur une tani te mos dua te hidhem ne krahet e tua, te jem per ty e embel ne kete mbremje romantike, apo ne delirin e e cmendur te ndjenjave…
OTAVIO
Po ti, ke mesuar permendesh letrat e mia??!
SESILIA
Por ato fraza qe me par digjnin brenda meje, tani jane te ngrira.
OTAVIO
Lere qe te krijohet atmosfera, dal, ngadale. Mendo qe sa jave kemi pritur dhe tani jemi vete. (e perqafone)
E degjon zerin tend te brendshem?
SESILIA(e shtyne)
Jo, Otavio, nuk degjoj as edhe nje gje: mendoj se eshte e kote te vazhdojme.
OTAVIO
Po pse, zemer? Mos e lesho veten nga kjo dhome, nga keto mobilje, nga ndjenja se te pergjojne te gjithe rreth e rrotull; eshte vetem dashuria jone ketu brenda; pjesa tjeter nuk ka rendesi. Mundohu ta kalosh kete moment, bej nje sforco te vogel.
SESILIA
Po, I dashur, ke te drejt… tani po mundohem te qetesohem… nuk eshte e veshtire, eh, them se mund t’ja dal.
OTAVIO
Sigurishte qe mund t’ja dalesh.
SESILIA
Pothuajse ja dola… po qetesohem!
OTAVIO
Isha I sigurte! Cilen mrekulli nuk mund te kryeje nje dashuri si e jona!
( nxiton ta perqafoje por, pas pak castesh, Sesilia rreshqet nga krahet e tij)
SESILIA
Mu duk sikur, por eshte gjithcka si me pare… nuk mundem, Otavio.
OTAVIO
Nuk ka gje, zemer, do ta provojme me vone. Eshte me mire qe disa deshira te lindin spontanishte brenda nesh. Nuk arrin gje me kembengulje.
SESILIA
Keshtu duhet te jete.
OTAVIO (ulet ne fund te krevatit)
Do vish dhe ti te ulesh ketu, dhe flasim per gjera te ndryshme…
(Sesilia
ulet pran tij)
… do te shohesh qe papritur te gjitha pengesat qe ndjen brenda teje do te
zhduken, dhe kjo qe te duket kaq e veshtire per te arritur do ta gjesh vec me
nje te shtrenguar dore.
SESILIA
Mendon se eshte e mundur?
OTAVIO
Sigurishte, shpirt, mjafton qe ti, nga ky cast, te me lesh te veproj sipas menyres sime.
SESILIA
Cfare do te thuash?
OTAVIO
Une, pershembull, nuk do ta kisha lejuar nderprerjen qe ndodhi pak me pare dhe qe komplikoj gjithcka.
SESILIA
Ke nderprerje?
OTAVIO
Telefonaten e burrit tend. Nuk ishte nje ide e mire, me le te shpjegohem.
SESILIA
E bera per te qene e sigurt, ta shpjegova njehere!
OTAVIO
Por bere te rrjedhe nje lum akulli ne takimin tone, duke forcuar brenda teje ato ndjenja familjare qe po pergatiteshe per ti kaluar.
SESILIA
Ti thua se…?
OTAVIO
Nuk ka asnje dyshim. Zeri I burrit tend, ishte qe u riktheve ne nje shtepiake, madje dialogu I kendshme se cfare do te darkonit, forcuan ndjenjat e tua te te qenit nje grua besnike, as qe mos ta mendoj te kunderten…
SESILIA
(duke vazhduar te flase)
… te jem nje grau qe ka liri te shfrenuar te ndjenjave te saj.
OTAVIO
Kete qe sapo the nuk ta kam shkruajtur kurr une!
SESILIA
Eshte e vertete. Ma ke thene ne telefon, dhe une e kam regjistruar.
OTAVIO
Ke regjistruar telefonatat e mia?
SESILIA
Sigurishte, shpirt, per te degjuar zerin tende sa here kisha nevoj. Jam treguar budallaqe?
OTAVIO
Paksa e goditur mund te them, le te themi…vertet e goditur.( I kalon krahun mbi sup, dhe e terheq drejt vetes) Kaloj?
SESILIA
Jo akoma. Me lindi nje tjeter dyshim.
OTAVIO
Cfare?
SESILIA
Nuk do te jete, rastesishte, faj yt!
OTAVIO
Imi?
SESILIA
Po, dicka qe turbulloj sensualitetin tend, duhet te ishe treguar me sensual kundret meje.
OTAVIO
Nuk ka asgje qe te me ndaloj terheqjen sensuale kundrejt teje zemer.
SESILIA
Ndoshta eshte ndonje fenomen qe I perkete kohes qe kemi patur per tu njohur. Cfare opinioni ke per mua ne keto momente?
OTAVIO
Cfare pyetje, Sesilia! Je gruaja qe gjithmon kam enderruar, je sublime ne lloj e femrave ideale qe nuk do ti ndahesha kurr. Nje krijese delikate qe permbane sensualen, shpirteroren dhe nje temperament shume pasionante.
SESILIA
Ateher, si mund ta gjykosh, nje grua qe mund te tradhtoje nje burre te mire dhe te dashuruar?
OTAVIO
Po temperamenti yt, pasionante. Ta thash dhe kete.
SESILIA
Nje grua qe me cinizmin e saj I telefonon te shoqit qe eshte duke punuar, e shtrire ne krevat me nje tjeter?
OTAVIO
Per te qene te qarte, ajo s’ka ndodhur akoma.
SESILIA
Do qe keto konsideracione te mos bejne efekte mbi mua?
OTAVIO
Ke harruar dicka, Sesilia; dashuria jone, nje force tronditese qe arrin mbi c’do arsyetim racional dhe qe justifikon cfardo tabu morale qe ekzistone.
SESILIA
Po sikur te mos jete e vertete?
OTAVIO
Cfare do te thuash?
SESILIA
Qe, pervec kesaj teorie, menyra jone e te gjykuarit te mos kete ndryshuar.
OTAVIO
Cfare po thua, zemer!
SESILIA
Nese ti do te ishe ne vendin tim, do te me shikoje me nje tjeter sy…dua te them te vendosur si nje grua besnike…
OTAVIO
Jo, Sisilia, harroje kete krahasim, per ate zote, te lutem! Une nuk jam nga ata lloj meshkush qe po thua ti.
SESILIA (me insistim)
Po, po… ti nuk do te doje, por, nuk ke se si te mos me shikosh edhe ne ate kendveshtrime.
OTAVIO
Jo! Une shikoj tek ty, nje krijese sensibile te embel, qe nuk arriti te pershtatet me fuqite e saj.
SESILIA
Une nuk mund te jetoj me kete dyshim, me kupton? Nuk mund te te shikoj ne sy: kam frike te lexoj mendimin tend ne sy, cfare meritoj une.
OTAVIO (duke e perqafuar)
Mjafte me kaq, zemer, mos e torturo veten keshtu. Si mund te te bind qe kendveshtrimi ime kundrejt teje nuk ndryshon??
SESILIA
Perkedheljet e tua nuk mjaftojne per te me hequr dushimet: duhet me shume. Tashme vetem e verteta mund te me vij ne ndihme.
OTAVIO
Per cfare te verete do te flasesh?
SESILIA
E vendosa te te them gjithcka… dhe pse do te humb konsideraten qe ke per mua… dhe pse do te jete fundi i dashurise tone, duhet te te rrefej gjithcka… cfaredo lloj gjeje eshte me mire se sa brenga qe kam perbrenda.
OTAVIO
Do te me trembesh, Sesilia? Cfare do te me rrefesh?
SESILIA
Te kam genjyer, Otavio, te kam genjyer ne menyre te tmerrshme qe kur te kam njohur, por une ateher nuk imagjinoja qe lidhja jone te behej kaq serioze dhe e rendesishme… ne fakt kam qene njemije here ne gjendje te te them gjithcka por, me ka munguar kurajua ta bej…
OTAVIO
Mos me mbaj ne akth tani, cfare duhet te me thoje?
SESILIA
Qe une nuk jam e martuar.
OTAVIO
Cfare?! … ti nuk je…? E si mund te ndodhe?
SESILIA
Qe une nuk jam e martuar?
OTAVIO
Qe ti me the qe jam e martuar.
SESILIA
Ishte nje vendim shume I shpejte, me vjen pak turp te ta them por, zgjodha te verteten. Burrat jam me shume te interesuar ndaj femrave te martuara se sa aty beqare… dhe une doja te beja nje eksperimente.
OTAVIO
Ke luajtur teater gjate gjithe kesaj kohe?! Po pak me pare, kur me dhe burrin tend ne telefon??
SESILIA
Ishte vllai ime, me te cilin kisha bere nje marrveshje.
OTAVIO
Nje plan I perkryer: dhe une e hengra sapunin per djath.
SESILIA
Je I zhgenjyer nga une, eee??
OTAVIO
Jam I tmerruar, I frikesuar. Nuk e kam pare kurr veten ne nje situate te tille.
SESILIA (eshte Sesilia qe shkon ta perqafoje)
E di qe nuk mund te ma falesh kurr, qe shperfilla ngrohtesin tende me mendjelehtesin time… (gati e perlotur)
OTAVIO
Mos bej keshtu, e dashur, nuk dua te te shikoj te qash.
SESILIA
Cfare me mbetet tjeter, tani qe I humba te gjitha…
OTAVIO
Harroje, mos ta dramatizojme tani, nuk ka ndodhur ndonje gje e pa ndreqshme.
SESILIA
Si mund te kesh me besim tek une?
(duke qare)
OTAVIO
Do te perpiqem e dashur, do mundohem ti harroj te gjitha.
SESILIA (e lumtur)
Vertet do ta beje kete per mua?! Te arrish me xhentilesen tende deri sa te me falesh?!
OTAVIO
Ne fund te fundit, mes nesh nuk ka ndryshuar asgje: gjithcka ka mbetur si me pare.
SESILIA
Po, Otavio, gjithcka eshte si me pare… madje.
OTAVIO
Madje?
SESILIA
Madje mund te jete me mire se me pare: une tani jam e lire. Nuk e mbane mend sa here ke thene:” Ah, sikur ti te ishe e lire!”
OTAVIO
Une kam then… ?
SESILIA
E harrove…? E pamundur?! “martesa jote eshte e vetmja pengese e realizimit te dashurise sone”, keshtu me ke thene.
OTAVIO
Ah, po, e kam thene njehere.
SESILIA
Me mira e mira here e ke thene. Eshte e pamundur qe ti ta kesh harruar?!
( ka hequr pjesen e siperme te fustani. Otavio puth dhe perkedhel shpatullen e saj te xhveshur)
OTAVIO
Tani po me kujtohet… po, zemer, isha shume xheloz per burrin tend… mendoja c’do sekonte qe ai mund te joshte ne c’do ore te dites dhe te nates, dhe une enderroja te te liroja nga ai pergjithmon, te kisha vetem per veten time.
SESILIA
Po, por ishte ceshtje tjeter ajo qe ti me doje komlete te lire per veten tende.
OTAVIO (gjithmon duke e puthur dhe duke e perkedheluar duke u munduar ta shtrije ne shtrate)
Ceshtje tjeter the?
SESILIA
Flisje per lidhje serioze… per martese.
OTAVIO (ndalon papritur)
Ti e di se si mendoj une, e di se vlersoj dashurine e vertete, jo ato dashuri te firmosura mbi nje leter te bardhe dhe te lene si nje testamente. Eshte e pamundur qe une te kem folur per martese?
SESILIA
Tamam, tamam jo, por iluzione ka pasur, dhe mjafte te qarta.
OTAVIO (vazhdone puthjet dhe perkedheljet)
Eshte e rendesishme tani te diskutojme se cfare kam thene une ne te kaluaren apo se cfare nuk thene? Kemi gjera me te rendesishme per te bere, apo jo?
SESILIA
Por per situaten e re qe u krijua: ato qe atehere ishin te pamundura – te pakten sipas asaj qe te bera te besoje – tani jane. Nese me do vertet…
OTAVIO (ne menyre te embel)
Te dua, Sesilia, mos dysho kurr, mos e harro asnjehere.
SESILIA
Mund ta themi me ze te larte, me ne fund, dhe askush s’mund te na ndaloj: Otavio e Sesilia… dashurohen… pejetesishte.
OTAVIO
Dhe pse perjetesia nuk na perkete, ne do ta themi me ze te larte.
SESILIA
Mund te bejme dicka me shume se ta themi me ze te larte, mund te mbushim pafundsine e dashurise sone me dimensione te reja.
OTAVIO
Ne cfare menyre?
SESILIA
Me martese.
OTAVIO (I befasuar)
Do qe une te heq dore nga pricipet qe kam jetuar gjithe jeten time, dhe te pagezoj dashurin tone tek nje nenshkrim.
SESILIA
Martesa nuk eshte vetem kaq: mbi te gjitha eshte nje gjeste fisnikerie mes dy personash qe kane vendosur te kalojne jeten bashke.
OTAVIO
Mendon se une mund ta imagjinoj jeten time pa ty?
SESILIA
Ateher ky eshte momenti duhur, apo do qe te mendoj se edhe ty te interesojne grate e martuara?
OTAVIO
Nuk eshte e vertete, Sesilia, une…
SESILIA (duke e nderprere)
Me ato te martuarat nuk humb asgje, apo jo? Nuk ke asnje lloj pergjegjsie.
OTAVIO
Jo, Sesilia, kjo nuk eshte…
SESILIA (e nderpret)
Po pse nuk u gezove kur e more vesh qe isha e lire? Pse nuk aprovove deshirat qe kishe enderruar me pare, kur mendoje se isha e martuar?
OTAVIO
Sepse… kam nevoj per gjithe mirekuptimin tende, Sesilia, dhe te zemergjersise tende.
SESILIA
Per cfare duhet
te te mirkuptoje?
OTAVIO
Eshte e vertete qe burrave ju interesojne me shume grate e martuara se sa beqaret, ashtu sic eshte e vertet qe grate ju rrine nje ore large burrave te martuar. Kur u njohem une u dashurova menjeher pas teje dhe pata frike se mos te humbja…dhe per kete nuk te tregova qe isha I martuar.
SESILIA
Cfare… cfare?!...ti je I martuar?!... me ke genjyer per gjithe kete kohe, domethene?!…
OTAVIO
Sa here jam bere gati te ta them, por frika se ti do te me braktisje ishte me e madhe…prisja qe lidhja jone te behej me e forte, jo e bazuar vetem mbi fjale, por mbi fakte te verteta, per te ta thene. Ne fund te fundit qe te dy kemi genjyer, ti me burrin tend dhe une me gruan time.
SESILIA
Pozitat tona jane krejt ndryshe: une te kam folur per nje burre I cili nuk ekziston, ndersa ti, ke fshehur nje grua te vertete.
OTAVIO
Nuk me lidh asgje me te, kjo eshte dhe arsyeja pse e harrova qe ekzistone.
SESILIA
Por eshte gruaja jote ama, dhe kete nuk mund ta harrosh.
OTAVIO
Do te gjykosh jeten time qe ne kohen kur isha ne universitet?
SESILIA
Kur e bere ate gabim kishe mendime te tjera per martesen.
OTAVIO
Isha nje djale qe nuk kisha asnje eksperience.
SESILIA (duke veshur serishte pjesen e siperme te fustani te cilen e kishte hequr) Ke bere shume perpara qe nga ajo kohe.
OTAVIO
Cfare po bene, po vishesh?
SESILIA
Se kam per zakon te dal lakuriq rrugeve.
OTAVIO
Ke ndermend te largohesh?... por mes nesh nuk ka ndryshuar asgje…
(kerkon ta perqafoje, por Sesilia largohet)
SESILIA
Seriozishte po flet?
OTAVIO
Po, Sesilia, lidhja jone eshte me e forte se cfardo norme qe mund ta percaktoje ligji.
SESILIA
Nuk mjafton ama, per te kaluar normalen qe mendoj une. Kjo dashuri e madhe u be shume e vogel.
OTAVIO
Nuk eshte e vertet, Sesilia, eshte njesoj si me pare. Eshte gjithcka qe me ka mbetur… une nuk te le te ikesh, me ler te shpjegohem.
SESILIA
Cfare do te me shpjegosh, se si genjehet nje grua qe nuk di gje? Mendo pak; Otavio nuk duronte dot iden e nje burri qe nuk ekzistonte, dhe une duhet te bashkepunoj ne mosbesnikerin tende perball nje gruaje qe eshte vertet?
OTAVIO (duke u perpjekur ta perqafoje serishte)
Nuk mund te perfundoje keshtu mes nesh! Gjithe kjo jave pasionante, shpresedhenese, pritjeje… e kupton qe s’mund te perfundoj keshtu?!
SESILIA
Hiqmi ato duar, se nuk I duroj dot.
OTAVIO
Po ajo qe lindi mes nesh?
SESILIA
Asgje nuk do te kishte lindur, nese do te dija te verteten.
OTAVIO
Nuk ke asgje tjeter per ti thene nje burri qe te dashuron me pasin, qe te ka vendosur mbi c’do gje?
SESILIA
Jo, Otavio,une mendoj se ti do vetem veten, ne momentin qe sakrifikon gjithcka per egoizmin tend mashkullor: gruan tende dhe mua.
OTAVIO
Nuk eshte e vertet, Sesilia, dhe mund te ta tregoj.
SESILIA
Ne c’menyre?
OTAVIO
Te te sjell ketu perpara teje, nje personazh qe do te lodhesh per ta gjetur se kush eshte, nje mashktull intersante, por I zhytyr mes te papriturash dhe genjeshtrash.
SESILIA
Dhe kush na qenka ky mashkull?
OTAVIO
Ai qe ke bere te dashurohet cmendurishte pas teje. Do ta degjosh fjalimin e tij?
SESILIA
Nese ka ndonje gje interesante per te degjuar…
OTAVIO
Sigurishte. Pike se pari, nuk eshte e vertet qe une jam I martuar. Shpika nje grua per mos te ta thene hapur qe s’kisha ne plan te martohesha me ty. Eshte me e rehatshme te duash nje grua qe nuk te kerkon te lidhesh perjetesishte me te. Jeta mund te ofroje raste te ndryshem dhe interesante, eshte me mire te jesh ne kushte qe mund te perfitosh ne te tilla raste. Ja pse nuk u hodha perpjete nga gezimi kur mora vesh qe nuk je e martuar.
SESILIA
Shume faleminderit per sinqeritetin, dhe pse kete konkluzion ma mori mendja
OTAVIO
Ky ishte burri I se djeshmeses dhe mbarapa: nga ky momente dhe ne ditet ne vijim, perpara teje qendro nje burre qe do te rifitoj dinjitetin e humbur…
Do te martohesh me mua, Sesilia?
SESILIA
Spaskan te mbaruar suprizat, sot. Ky eshte nje propozim serioz?
OTAVIO
Po, Sesilia. Ta dije se sa I lumtur jam kur e them!
SESILIA
Me duhet te mendohem, apo jo? Nuk mund te merren vendimet keshtu… “tak-fak.
OTAVIO
Ke gjithe kohen qe te duhet, shpirti ime.
(shkon drejt gruas me krahet e hapur)
SESILIA
Tani duhet ta nisim gjithcka nga fillimi…
(Otavio do ta shtrengoje ne krahet e tij por Sesilia I shmanget)
… do te luash me zjarrin? Ne rregull jemi ne nje dhome moteli, por mos te kemi keqkuptime mes nesh…
(shkon te hapi grilat dhe perdet e dritareve)
…dua qe te gjithe te shikojne ate qe po bejme…
(shkone dhe hap deren)
…dhe kjo eshte me mire te jete e hapur…
OTAVIO
Cfare bene keshut, Sesilia?
SESILIA
Sapo jemi njohur dhe kemi fillur ti drejtohei njeri-tjetrit me “ti”. Nuk te mjaftone? Apo ke qejf qe ndonjeri te mendoj se kemi ecur shume me perpara?... nuk do te ishte mire, as per ty, as per mua.
OTAVIO
Cfare loje eshte kjo, Sesilia?
SESILIA
Jane etapa te nevojshme per te arritur njohjen reciproke. Ajo qe ka qene mes neshe ne te kaluaren nuk ka te beje. Ti dhe une jemi qenie te reja. Duhet te zbulojme karakteret tona, idete tona, preferencat tona persa I perktete sentimenteve dhe emocioneve qe kemi.
OTAVIO
(e bene te
arsyetoje dhe e shtrengone pas vetes)
Mire,
por pse te kthehemi mbrapa? Le te vazhdojme ne piken ku kishim arritur me
njohjen tone.
SESILIA (duke ja rikujtuar)
Atehere! Ti me bere nje propozim dhe mua me duhet te mendohem!
(Otavio e leshon)
…me mire, keshtu… ka dhe disa rregulla qe cilet duhet ti zbatojme: Duhet te vish ne shtepine time te prezantohesh me nenen time dhe tim vella…
OTAVIO
Ate te telefonates?
SESILIA
Po, pas vdekjes se tim eti, eshte ai i pari shtepise.
OTAVIO
Po, dakorte… po pse me flet per rregulla dhe jo per dashurine?
SESILIA
Do te vij edhe
ajo, pak, nga pak… te shpresojme… te pakten… nese ti do te jesh I duruar… (shkon tek telefoni per te telefonuar)
Nje taksi tek dhoma nr 24, ju lutem.
OTAVIO
Cfare bere keshtu?
SESILIA
More nje taksi per tu kthyer ne qytet.
OTAVIO
Po pse s’te pelqen makina ime ty?
SESILIA
Te dal nga moteli e shoqeruar me ty… I ke trut ne vend ti? Cfare do te mendojne ata qe na shikojne?
OTAVIO
Po pse nuk eshte e njejta gje me taksi?
SESILIA
Kush me shikon mund te mendoj qe ndoshta ka ardhur per arsye te ndryshme qe… (eshte ne siklete)
OTAVIO (me tallje)
…arsye qe?...
SESILIA
Ato pra, qe kishe ardhur edhe ti.
OTAVIO
Vetem une?
SESILIA
Vetem ti, une kisha pjesen per te luajtur.
OTAVIO
Ate teatrin tende do te thuash, ku beje sikur te vriste ndergjegjia.
SESILIA
Pse kishte ndonje gje qe nuk te pelqeu?
OTAVIO
Ndoshta ky ishte denimi qe meritoja, dhe s’me mbetet gje tjeter vec ta pranoj. (boria e taksise degjohet perjashta)
SESILIA
Erdhi dhe taksia… (shkone drejt deres)
…mirupafshim, Otavio.
OTAVIO (I deshperuar)
Iken keshtu… pa me thene se kur do te takohemi?
SESILIA
Telefonome… do te caktojme nje takim.
(Otavio ben nje hap drejt deres, por Sesilia ka dale jashte. Ben nje shenje pershendetese, ndjek hijen e saj qe largohet, mbyll deren, kthehet I pikelluar ne mes te dhimes. Bie telefoni, Otavio shkon dhe pergjigjet)
OTAVIO
Alo… zonjusha e dhomes nr 23? …dhimbja e kokes me iku menjeher, fal pilulave te tua… nuk me telefonove per kete? Doni te me kerkoni nje nder… po me thoni. Ju jeni treguar shume e sjellshme me mua sot… madje ju jam borxhli ne nje lloj menyre… ai qe po prisnit nuk vjen dot, dhe nese mund t’ju shoqeroj deri ne qytet meqense jam vetem ne makine… sigurishte qe do ju coj ne qytet por, me shuaj nje kryezitet, nga e dini qe kam ngelur vetem? … degjuat zonjushen qe ishte me mua te largohej me nje taksi… por nuk menduat qe mund te kthehet?... nuk do te kthehet: ah ishin e detyruar ti degjonit te gjitha cfare u tha ketu brenda… ju nuk donit, ju kuptova… po kjo ndertes eshte prej letre dhe ju nuk kishit si t’ja benit… ju kuptoj shume mire, nuk eshte e nevojshme te me kerkoni falje. Shpresoj qe mos t’ju kene bezdisur biseda jone… jo, perkundrazi, ju duk interesante madje zbavitese… dhe pse ndiheshit fajtore qe po fusnit hundet ne pune qe s’ju takojne… pa qellim, ju kuptoje shume mire… ah, keto ndertesat moderrne! … nga ana tjeter, nuk mund te largoheshit sepse prisnit telefonaten… po jua perserise qe keni gjithe mirekuptimin tim dhe s’ka problem… madje u defryet, thoni ju… po cfare mendimi keni per kete djalin e shkrete qe, gjysem ore me pare i vinte rrotull besnikeris se nje gruaje te martuar, dhe ne fund u martua vete me te, eshe pikerishte momenti qe te bej nje hap perpara? Ah, por nuk mbaron ketu, sepse kur vendosa t’ja kthej me te njejten monedhe, versionin zyrtar ate seriozin, u kthye ne biseden e dashurise se takimit tone te pare… ju faleminderit: ajo qe me ndodhi me nxorri nga shinat si te thuash dhe, kam nevoj per pak kurajo… e vleresoni sinqeritetin tim… jeni shume e sjellshme… ndersa ka per te thene per sjellja e zonjes… me fal, zonjusha qe ishte me mua… jo, mos nguroni te shprehni mendimet e tuaja, mos kini turp, un po ju lutem qe te flisni… sjellja e Sesilias, po thoje… tani mund ta therrisni keshtu: eshte njesoj sikur te keni qene edhe ju ne ate bisede… nje plan I llogaritur me detaje me gjakteftohsi te plote… po, tani qe po e mendoj… thoni qe ajo mendon vetem per veten, dhe pse mundohet ta mohoje, duke perfituar nga shpirti yt I mire dhe bujar… po, keni te drejte, zonjushe… Monika eshte emri juaj… keni te drejte zonjusha Monika… vetem Monika? Ju emrin tim tashme e dini… po, Otavio… nese mund te flasim me “ti” …sigurishte, Monika, me kenaqsi. Mbi te gjitha ti di shume gjera per mua tani, madje me shume se ata qe njoh prej vitesh… do doje te me njihje sa me shume per te qene te barabarte le te themi… ju kuptoj, jo nuk kerkoj me shume. Me lejon te them dicka tani? Une te pash pak me pare, kur erdha te marr pilulat, vetem per pak caste dhe… dua te them per ate tipit qe duhet te vinte ne dhomen 23… epo mire, dua te te them sinqerishte qe nuk lihet per asnje arsye ne bote, nje femer si ty, e vetme ne nje dhome moteli. Ah, nuk varet nga ai, por nga xhelozia e gruas se tij… cfare the? Qe eshte hera e fundit qe del me nje burre te martuar… ah, te kuptoj! Sot u martova dhe une per pak caste dhe nuk me pelqeu hic… vertet nuk me pelqeu edhe pse u ktheva beqar… po qesh? Me behet qejfi qe jeni me humor te mire… a degjova ndjenjen brenda meje apo jo? Sigurishte, Monika, me dukej sikur gjithcka po I ndodhte dukuj tjeter dhe une thjesht po veshtroja, si puna jote qe degjoje pa dashur nga ana tjeter e murit.
Megjithate; ti nuk desoj se do te kthehesh menjeher ne qytet, apo jo? Ketu kam nje shishe shampanje qe do te doja ta pija me ty… e mora per te krijuar paksa atmosfere me Sesilian, por ti e di si perfundoj… ankesa per cfare duhet te ishte dhe nuk ishte… si poezite e Shekspitit?... jo, asnje ankese, s’jam nga ata une… ajo nuk te duket paksa e asaj kohe? Ta gjykosh te pakten nga letrat e mia qe I dinte te gjitha permendesh, dhe ishin shkruajtur qe ti pelqenin asaj, te menduara vetem per te: ta lem Sesilian, nejse, nuk eshte e nevojshme ta gjykosh. Po, kam marr nje lloj distance nga ato qe ndodhen ketu brenda… madje, nje distance te mire mund te thuash. Nuk behem aspak pishmend, jo, asnje lloj zgjenjimi. Po per ty, domethen per takimin tend, e njejta gje? Ateher, le te ngrejme nje dolli per lirine tone, per kete miqsi te re… jo, une nuk besoj tek fati, por besoj tek simpatite qe mund te lindin papritur mes nje burri dhe nje gruaje… ne nje mendje me mua je dhe ti? Mire, Monika, po te pres.
(mbyll telefonaten, dhe ben nje telefonat te shpejte)
… dhoma 24…a mund te ma sillni shishen qe vendosa te ftohet ju lutem… faleminderit. (ul telefonin, I hedh nje sy dhomes, dhe shkone te uli grilat. Nje rregullim te shpejte flokeve perpara pasqyres se dollapit, duke fishkelluer lehte. Nje trokitje e lehte mbi dere. Shkon ta hapi dhe gjen perpara vetes zotrine)
OTAVIO
Ah, perseri ti!
Zotria
Ju bezdisa?
OTAVIO
Jo… vetem se…
Zotria
Po largohem nga moteli bashke me familjen dhe, gruaja ime donte qe para se te iknim te njihje me femijet.
OTAVIO
Sa mire e paska
menduar!
Zotria
Ju thate qe ju pelqenin femijet…
OTAVIO
Vertet por… sikur te kisha me shume kohe…
Zotria
Vetem nje sekonde… Marko, Gabriela, ejani te pershendesni zotrine.
Zeri I vajzes
Mirmbrema. Zotri.
OTAVIO
Sa vajze e bukur! (e perkedhel nga floket)
Zotria
Ti asnje fjale nuk po thua?
OTAVIO
Nuk ka gje, qenka pak I turpshem… mirupafshim, femije… (zotrise)
…dhe tani, nese me lejoni, po pres dite.
Zotria
Te kuptoj. Sikur te kishim kohe do doja tju tregoja per nje raste qe…
OTAVIO
Por nuk kemi kohe.
Zotria
Sa keq se ishte nje histori shume e bukur.
OTAVIO
Nje here tjeter…
te fala gruas tuaj…
(I mbyll deren ne fytyre zotrise, cfryne, degjon hapat qe largohe dhe merr fryme
I qete. Bie telefoni dhe vrapon te pergjigjet)
OTAVIO
…alo… Monika? … ka ndodhur dicka… ai tipi qe kishe takim te telefonoj: ja mbathi nga e shoqja dhe po vjen ketu… po sikur me the qe me burrat e martuar nuk do dilje me… po, u perpoqe t’ja thoje, por ai filloj te te pergjerohej, tu betua dhe ster betua qe ajo qe ndodhi nuk do te ndodhi me kurre… e si mund te jesh e sigurt? Nuk eshte e veshtire te imagjinosh ate qe te ka thene por… ah, te tha qe gruaja e tij nuk do ti prishe dot me takimet tuaja, qe ai ka justifikime me te forta per te qene I lire… sa keq qe si ka perdorur me pare keto justifikime… megjithate, e kuptove qe me ate nuk mund ta mbyllje keshtu… te kuptoj… por je e sigrut qe do ta mbaje fjalen? … nese nuk e mbane do ta dergosh pas djellit… ateher, nese ke vendosur keshtu… e ndjen nga zeri qe jam pak I zhgenjyer?... eshte e natyrshme, jo? Kishim vendosur te ngrinim dolli per miqsine tone, dhe une shpresova shume. Nuk eshte e thene qe te mos ndodhi dhe ne dite qe vijne?... epo le te shpresojme. Do qe te nderrojme numrat e telefonit… po ma thuaj… (shkruan numrin qe I thone, trokitje e lehte mbi dere)
Zeri I kamarieres
Sherbimi.
OTAVIO (bllokon per nje moment mikrofonin me dore)
Hyni!… imi eshte, gjashte kater, tete, shtate pese, zero…
(kamarieria hyn me nje tabaka ku eshte shishja e shampanjes dhe dy kupat: Otavio I bene shenje ti vendos mbi tavoline)
…si thate? Qe mund te pajtohem me Sesilian?... ti e di shume mire si vajten punet, eshte dicka me e rende se kaq…
(kamarierja eshte duke u larguar, por Otavio I ben shenje te ndaloje)
… lidhja jone nuk eshte me si me pare… e kuptoni edhe ju? … do te jete e veshtire te rregullohet… (I bene shenje kamarieres te hapi shishen)
.. nuk dua te bej interesantin por, kur fillon ta shikon dike me sy tjeter, nuk arrin me te kesh te njejtin mendim si me pare…
(shishja u hap dhe Otavio I bene shenj te mbushi kupat)
…dhe, te jem I sinqerte, ty duhet te te falenderoj shume qe me hape syte…
(kamarierja
mbush njeren kup, dhe Otavio I ben shenje ti mbushi te dyja)
…tani duhet ta mbyllesh: ndaloj nje makine perpara dhomes tende…
mirupafshim, Monika, dhe kalofsh mire. (Otavio merr nje nga kupat e mbushura
dhe ja drejton kamarieres e cila refuzon me koke)
… ju lutem, ju lutem, nje dolli me mua.
Kamarierja (kundershtone me koke)
Nuk mundem… nuk munde.
OTAVIO
Eshte jashte rregullave? Prit pak, ateher…
(shkon mbyll deren qe kishte mbetur hapur)
…tani rregullat nuk ekzistojne me… (kthehet ne tavoline ku rri e ulur kamarierja; Otavio merr goten e tij dhe e troket tek e kamarieres)
…per lumturine, zonjushe…
(pijne qe te dy; Ottavio rimbush gotat)
Kamarierja
Jo… jo…
OTAVIO
Vetem nje gllenjeke… po uluni, ju lutem… (kamarierja e tendosur, ulet ne cep te karriges)…ju besoni tek fati?...
(kamarierja bene shenje me shume energji me koke qe nuk beson)
OTAVIO
… gabim se ndonjeher jeta, te sjell raste te paimagjinueshem, te bukur dhe interesante, qe duhen kapur qe ne ajer dhe, ta ndjekesh deri ne fund fatin tend…
___---OoO---___
Estratti da opere storico – letterarie